Njukasëll cakton dëmshpërblimin për brazilianin, “alarmohet” Man. Siti dhe Guardiola
Man. Siti mund të tentojë transferimin e Bruno Gimaraeshit të Njukasëllit për të zgjidhur problemet e tyre në mesfushë dhe tashmë çmimi i tij është zbuluar. 27-vjeçari është njëri prej lojtarëve kryesor të Edi Hou, pasi ka luajtur 15 ndeshje në Premier Ligë deri më tani.
Guimaraesh është një lojtar, i cili pëlqehet shumë nga tifozët e klubit dhe është një simbol i progresit që ka bërë klubi duke marrë parasysh faktin që ai ishte transferimi i parë i madh nën regjimin e pronarëve të ri.
Ai u bë pjesë e Njukasëllit në janar të vitit 2022 për shumën e 33 milionë eurove plus 6.5 milionë të tjera shtesa. Reprezentuesi brazilian është padyshim njëri prej lojtarëve më të vlefshëm të ekipit dhe ai ishte konsideruar nga Man. Siti gjatë afatit kalimtar veror, por ishte shumë i shtrenjtë gjatë asaj kohe. Që prej atëherë, fituesi i “Topit të Artë”, Rodri, pësoi një lëndim të rëndë duke këputur ligamentin “ACL”. Guimaraesh mund të shënojë, të asistojë dhe të bëjë ‘lojën e pistë’ kur është nevoja, sidoqoftë një mesfushor kaq i kompletuar nuk do të jetë i lirë.
Sipas “The Athletic”, Njukasëll mund ta lejojë atë që të largohet për shumën e 80 milionë eurove gjatë afatit kalimtar të janarit.