Noizy dhe DJ i tij do të ekstradohen në Kosovë
AA
Fast Kosova në bashkëpunim me Fast Albania kanë arritur të vënë në pranga Noizyn dhe DJ e tij, Bahtijar Bajratktarin.
Operacioni policor për kapjen e dy të kërkuarve nga autoritet e Kosovës u quajt “Fast”.
Policia shqiptare bën të ditur se Noizy do të ekstradohet në Kosovë. “Kapen nga Fast Albania dhe vihen në pranga 2 shtetas të kërkuar nga Policia e Kosovës.
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Sektori për Kërkimin, Njësia “FAST Albania” në Departamentin e Policisë Kriminale në PSH, është marrë informacion nga FAST Kosova, për 2 shtetas të kërkuar për llogari të Kosovës, që mund të fshiheshin në Shqipëri.
Menjëherë, FAST Albania, bazuar në inteligjencën policore, bëri të mundur lokalizimin e 2 të kërkuarve, dhe në kuadër të operacionit policor “Fast”, kapi në Lezhë dhe arrestoi 2 shtetasit e shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës, konkretisht shtetasin R. R., nga Durrësi, dhe shtetasin B. B., nga Prishtina.
Kapja dhe arrestimi i tyre u bënë me qëllim ekstradimin në Kosovë” thuhet në njoftim.
58 vjeçari gjendet i vdekur në Gostivar
Më 06.11.2026 në ora 19:50, nga ana e Ndihmës së Shpejtë Mjekësore Gostivar në SPB Tetovë është denoncuar se në
“ZNAM” sulmon Aleancën për Shqiptarët: Na akuzoni pa
Lëvizja “ZNAM” i është kundërpërgjigjur Aleancës për Shqiptarët (ASH) dhe LSDM-së, duke i akuzuar për diskualifikime personale dhe përpjekje për
Ish-ushtarët profesionistë protestojnë para Qeverisë! Kërkojnë kompensime të
Nuk kërkojmë bamirësi, kërkojmë barazi”, “Dinjiteti ynë nuk është në pension” dhe “613 veteranë nuk kërkojnë fajtorë” – me këto