Noizy dhe DJ i tij do të ekstradohen në Kosovë
AA
Fast Kosova në bashkëpunim me Fast Albania kanë arritur të vënë në pranga Noizyn dhe DJ e tij, Bahtijar Bajratktarin.
Operacioni policor për kapjen e dy të kërkuarve nga autoritet e Kosovës u quajt “Fast”.
Policia shqiptare bën të ditur se Noizy do të ekstradohet në Kosovë. “Kapen nga Fast Albania dhe vihen në pranga 2 shtetas të kërkuar nga Policia e Kosovës.
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Sektori për Kërkimin, Njësia “FAST Albania” në Departamentin e Policisë Kriminale në PSH, është marrë informacion nga FAST Kosova, për 2 shtetas të kërkuar për llogari të Kosovës, që mund të fshiheshin në Shqipëri.
Menjëherë, FAST Albania, bazuar në inteligjencën policore, bëri të mundur lokalizimin e 2 të kërkuarve, dhe në kuadër të operacionit policor “Fast”, kapi në Lezhë dhe arrestoi 2 shtetasit e shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës, konkretisht shtetasin R. R., nga Durrësi, dhe shtetasin B. B., nga Prishtina.
Kapja dhe arrestimi i tyre u bënë me qëllim ekstradimin në Kosovë” thuhet në njoftim.
Nis mbledhja e nënshkrimeve nga deputetët për zhbërjen
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë nisur mbledhjen e nënshkrimeve për caktimin e një seance të jashtëzakonshme ku pritet të
Sulejmani për problemin në Penko: Nxënësit e Çairit
Zëvendësministri i Arsimit, Driton Sulejmani, ka folur për problemin e krijuar rreth regjistrimit të nxënësve në shkollën “Petar Zdravkovski-Penko” në
Reagon Bekim Jashari: Rroftë Ushtria Çlirimtare e Kosovës
Bekim Jashari, djali i heroit të kombit Hamëz Jashari, ka reaguar pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës ndaj