Noizyt i ndalohet udhëtimi në SHBA, shkak urdhër-arresti nga Kosova
AA
Reperi i famshëm shqiptar, Rigels Rajku, nuk është lejuar të udhëtojë për në Shtete të Bashkuara të Amerikës të premten.
Shkak është bërë urdhërarresti që rëndon ndaj tij, i lëshuar nga autoritetet kosovare.
Reperi Rajku, i njohur me emrin e artit Noizy, është shpallur në kërkim nga autoritetet kosovare nën dyshimin për rrahjen e Medi Isenit, një personazhi të njohur në platformën Tik-Tok.
Noizy, ka provuar që të udhëtojë për në SHBA nga Greqia, por është kthyer prapa pasi që ka një rast penal në Kosovë, kanë thënë burime të Paparacit.
I dyshuar për përfshirjen në sulmin brutal fizik ndaj Medi Isenit, më 2 gusht të këtij viti në Pejë, Noizy ishte arratisur nga Kosova për t’u arrestuar në Shqipëri pesë ditë më vonë.
Reperi ishte arrestuar në Shëngjin, në afërsi të Lezhës.
Ai ishte mbajtur në arrest me burg deri, më 16 gusht, kur Gjykata e Durrësit e kishte liruar pasi reperi kishte ofruar dorëzani në vlerë 50 mijë euro.
Për të njëjtin rast, në arrati ndodhet edhe reperi tjetër nga Shqipëria, Arkimed Lushaj – Stresi.
Azgan Haklaj ndalohet në kufirin e Bllatës, Maqedonia
Shkup, 27 shtator – Ish-deputeti i Parlamentit të Shqipërisë, Azgan Haklaj, po mbahet nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut në
Nipi i Fahri e Bahri Fazliut nga protesta
Fahri Fazliu, nipi i heronjve të kombit Fahri dhe Bahri Fazliut, ka përcjellë një mesazh për rëndësinë e ruajtjes së
Parashikimi i motit për sot
Të dielën parashikohet mot të mbajë mot kryesisht me diell në orët e mëngjesit, ndërsa gjatë pasdites priten vranësira të