
Norris: Jam gati të duelojë me Maks Verstapenin, për titullin kampion
Kampionati botëror i Formula 1 po hyn në fazat e tij më të nxehta dhe tifozët nuk janë në gjendje të vendosin se cili do të fitojë titullin, Lando Noris me MekLaren apo Maks Verstapen me “Red Bull”.
Holandezi ka në krah eksperiencën e kampionit dhe avantazhin prej 52 pikësh në renditje, ndërkohë që janë edhe 6 gara për t’u zhvilluar. Duke nisur nga ajo e kësaj fundjave në pistën e Ostin, në Amerikë.
“Më pëlqen të garoj në Ostin. Është një garë e shkëlqyer për të nisur pjesën e fundit të sezonit pas disa javësh pushim. Është gjithashtu një fundjavë sprint, që do të thotë se ka më shumë pikë për t’u rrëmbyer”, u shpreh piloti britanik Lando Norris. Kam kaluar disa kohë në Qendrën Teknologjike të MekLarenit duke simuluar, për t’u përgatitur për tri garat e ardhshme. Dy muajt e ardhshëm do të jenë tepër të ngarkuar, por edhe emocionues. Unë jam gati të kthehem në makinë dhe t’i tregoj se çfarë mund të bëjmë,” tha Norris.
“Ne po kalojmë një moment të jashtëzakonshëm, ndaj duhet të shfrytëzojmë këtë avantazh. Jam gati të dueloj me Maksin deri në garën e fundit të sezonit për titullin për pilotë por edhe për atë konstruktorë. Le të përpiqemi ta bëjmë këtë gjë duke nisur nga gara e ardhshme në Austin”, tha Norris.