NPK Tetova fillon pastrimin e rrugëve të qytetit
Pas kronikës së TV21 gjatë ditës së sotme, se qyteti i Tetovës është ngulfatur nga mbeturinat kohët e fundi, mesa duket ka ardhur edhe reagimi i Komunës. Kështu disa rrugë të qytetit, si për shembull në rrugën vëllezërit Milladinov është pastruar mbrëmjen e sotme.
Ndërsa qytetarët ankohen se ky problem vazhdon me muaj, nga komuna e Tetovës thonë se kanë pasur probleme të njëpasnjëshme dhe se ka dy ditë që kanë filluar me pastrimin e mbeturinave nëpër lagjet e qytetit.
Muaj më para komuna e Tetovës nënshkroi kontratë me kompaninë “Saubermacher”. Atëherë u tha se nga 1 janari kjo kompani do të fillojë me menaxhimin mbeturinave.