“Nuk dimë të jetojmë pa njëri-tjetrin” – Shkurte Fejza dhe Hajrush Behluli festojnë 40 vjetorin e martesës
AA
Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Shkurte Fejza dhe bashkëshorti i saj, Hajrush Behluli, kanë festuar plot 40 vite martesë.
Partneri me këtë rast i ka bërë një dedikim artistes së madhe përmes rrjeteve sociale.
Ai ka zgjedhur fjalët më të mira për Shkurten, duke thënë se gjatë gjithë kësaj periudhe kanë kaluar edhe përplot sfida.
“Sot 40 vjet martesë një jetë bashkë. Sfidë, peripeci lufte po edhe harmoni. Përkundër të gjithave martesën tonë e ushqyem me dashuri”, ka shkruar ai në Facebook.
Behluli tutje theksoi: “Shkuan 40 vite shpejt. Po, vazhdojmë me këtë rrugë, pa ndryshime. Më mirë na bie sepse edhe nuk dimë të jetojmë pa njëri-tjetrin”.
Vlen të ceket se ata janë prindër të katër fëmijëve, një djali dhe tri vajzave.
Shkurta në ndërkohë ka një karrierë të gjatë muzikore me përplot suksese.
Ajo këtë vit shënoi 50 vjetorin e karrierës me një koncert madhështor në Prishtinë.
View this post on InstagramA post shared by Shkurte Fejza (@shkurte.fejza)
View this post on InstagramTë ngjajshme Për juIncidenti me aeroplanin e “Rajaner”, autoritetet vazhdojnë hetimet
Hetimi për incidentin me aeroplanin e “Rajaner” nga Selaniku për në Memingen, i cili ndodhi dje në mëngjes mbi Maqedoni,
Janevska: Universitetet që nuk përmirësojnë mangësitë do të
Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, ka paralajmëruar mundësinë e mbylljes së disa universiteteve në vend, nëse gjatë procesit të vlerësimit
Filipçe: Nuk do të pranojmë mekanizma që rrezikojnë
Lideri i opozitës, Venko Filipçe, ka deklaruar se partia e tij nuk është kundër votimit të diasporës, por kundërshton modelin