“Nuk hymë në koalicion me njerëz që na kanë goditur me thikë pas shpine” – Rexhepi ia kujton Selës deklaratën kundër Ahmetit
Kastriot Rexhepi nga Lidhja Europiane për Ndryshim ka qenë mysafir në “10 Minuta” në TV21.
Duke folur për mundësinë që Aleanca për Shqiptarët t’i bashkohet opozitës shqiptare, Rexhepi zgjodhi të ndalet te Ziadin Sela.
Për të tha se ai “zgjedh të kërkojë alibi tek opozita shqiptare për moskoalicionim, duke u bazuar në marrëveshjet paraprake”, por harron deklaratën që e ka pasur kundër BDI-së.
“Ai besoj se do t’i merr parasysh edhe fjalët e tij të rënda që i ka thënë, kundrejt BDI-së, kundrejt kryetarit të BDI-së, duke e akuzuar atë se ka tentuar ta eliminojë fizikisht gjatë 27 prillit ose kur ka thënë se nuk mundet të bëjë bashkëpunim me BDI-në, për shkak se BDI-ja të tradhton dhe të vendon thikë pas shpin”, tha Rexhepi.