
Nuk keni parë kurrë një martesë si kjo: Të sapomartuarit u zotuan për dashurinë e tyre të përjetshme në një tualet
Logan Abney dhe Tiana Ailstock nga Cincinnati së fundmi kanë këmbyer unazat dhe video e martesës së tyre është bërë virale.
Arsyeja? Të porsamartuarit thanë “po” e tyre fatale në tualetin e karburantit “Hop Shops” në qytetin e Veronës.
Le të theksojmë menjëherë se nuk bëhet fjalë për çdo lloj tualeti, por për një “diskotualet” në të cilin ndodhet edhe një buton i kuq i veçantë.
Kur e shtypni, ndizet topi i diskos, fillon muzika dhe gjithçka është gati për festën, transmeton UPI.com.
“Betohem se do të ndjek në jetën time”, tha Logan.
Më pas ai shtypi butonin e kuq dhe bëri kërcimin e parë me një Tianan. /Telegrafi/