
Nuk ndalet puna në Shëndetësi, Arben Taravari promovon investimet e reja në spitalin e Gostivarit
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, sot vizitoi Spitalin e Përgjithshëm të Gostviarit, ku promovoi rikonstruksionin e plotë të repartit të mjekësisë interne si dhe hapjen e një salle të re kirurgjikale.
Qëllimi, siç tha ministri Taravari, është që pacientët të kenë kushte dinjitoze dhe shërbime më të mira shëndetësore.
“Një pjesë e repartit të brendshëm është rinovuar tërësisht dhe tani kushtet për pacientët janë dinjitoze. Me këtë Spitali i Përgjithshëm bëhet lider në investimet në shëndetësinë publike. Ky është praktikisht promovimi i katërt i investimeve në spital. Kështu edhe do të vazhdojmë”, tha Taravari. /Zyrtare.net/