Nuk pa bërrylin e Bastonit, gjyqtari i VAR-it do gjykojë sfidat në Serinë B
Ndeshja mes Interit dhe Veronës është mbyllur me fitoren 2-1 të zikaltërve, por edhe me një polemikë të ndezur për shkak të golit të dytë të shënuar nga Fratezi. Një bërryl i Bastonit ndaj Duda duhej të kishte bërë të pavlefshëm golin, por VAR-i nuk ia sinjalizoi aksionin kryesorit të ndeshjes dhe kështu goli u cilësua i rregullt duke tërbuar veronezët.
Kjo pavëmendje do t’i kushtojë shtrenjtë gjyqtarit të VAR-it, Luixhi Naska, për të cilin raportohet se tashmë do të ketë pasoja dhe pritet të dënohet nga Xhanluka Roki.
Sipas “La Gazzetta Dello Sport”, Naska është përsëritës gjatë këtij sezoni, pasi ka gabuar edhe në ndeshje të tjera, si ajo mes Juventusit dhe Bolonjës. Për këtë arsye, pritet që ai të zbritet nga kategoria, duke e çuar të gjykojë si gjyqtar VAR-i ndeshje të Serisë B derisa të jenë të bindur për rehabilitimin e tij të plotë.