Nuk pati thirrje, këta janë personat që përfituan ndërtim të shtëpive nga MAPL
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, në shkurt të këtij viti kishte hapur një aplikim për renovim të shtëpive për komunitetin jo shumicë-komuna. Ky njoftim u publikua në profilin e ministrit, linku për aplikim nuk u dha, ndërsa as në web-faqen e ministrisë nuk gjendet thirrja. Megjithatë, Gazeta Insajderi, ka arritur të sigurojë listën e personave që përfituan nga kjo thirrje.
Gazeta Insajderi
Ministri, Elbert Krasniqi në një postim të bërë me 6 shkurt, ka njoftuar se do të ndërtohen shtëpi për komunitetet jo shumicë në të gjitha komunat.
Ai tha se për detajet e aplikimit gjenden në web-faqe.
Por, që kjo thirrje nuk po del të jetë publikuar aty.
Gazeta Insajderi, ka kërkuar sqarime nga MAPL, se ku është publikuar kjo thirrje, por që nuk ka marrë përgjigje.
Ndërsa mënyra se si aplikuan të interesuarit po ashtu nuk është bërë e qartë.
Lista e përfitueseve
Gazeta Insajderi, përmes qasjes në dokumente ka arritur të sigurojë listën e personave që përfituan nga thirrja për ndërtim të shtëpive.
Kjo listë ka 51 persona.
Gazeta Insajderi vazhdimisht ka raportuar për parregullsitë në thirrje të tilla.
Gazeta Insajderi në dhjetor të 2023-tës përmes një hulumtim disa mujor kishte zbuluar se si Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal e drejtuar nga Elbert Krasniqi e kishte shpenzuar fondin 3 milionësh për ndërtim e renovim shtëpish.
Kompanitë që kryejnë këto punë u zgjodhën pa tender, diçka që në projektet e më hareshme të gjasshme qeveritare u bë ndryshe.
Gazeta Insajderi ka raportuar se Prokuroria Speciale ka nisur hetimet lidhur me këtë.