
“Nuk po ua mban prapanica” – Zafir Berisha godet LVV-në për votat e diasporës

Kandidati i NISMA-s për deputet, Zafir Berisha, ka reaguar ndaj ankesës së Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) lidhur me votat e diasporës.
Berisha ka thënë se LVV-së nuk po i besohet që më në fund diaspora “ka fillu me u mbush mend”.
Sipas tij, shqetësimi kryesor i LVV-së nuk është vota e diasporës, por krijimi i Qeverisë.
“Sekti në pushtet (LVV) paska kërkuar anulimin e tërësishëm të votimit jashtë vendit dhe përsëritjen e këtij procesi! Këta hajvana ende nuk po ju besojnë syve dhe veshëve, më në fund edhe mërgata ka fillu me u mbushë mend. Këta nuk e kanë shumë hallin te vota e diasporës, sa janë duke kërku qime në vezë, për mos me bë qeveri, sepse nuk po ja u mban prapanica”, ka shkruar Berisha.