
Numërohen mbi 90% e votave në përfaqësitë diplomatike – dominon Vetëvendosje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka numëruar mbi 90% të votave nga diaspora, përkatësisht në përfaqësi diplomatike, shkruan Insajderi.
Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri më 28 shkurt 2025, janë numëruar 40 nga 43 vendvotime, ose 93.02% e totalit.
Lëvizja Vetëvendosje ka fituar shumicën dërrmuese të votave në përfaqësitë diplomatike të Kosovës, duke siguruar 80.75% të votave me 10,898 vota të numëruara deri më tani.
Partia Demokratike e Kosovës renditet e dyta me 7.48% të votave (1,010 vota), ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës është pranë saj me 7.45% (1,006 vota).
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate, Konservatorët dhe Intelektualët kanë marrë 260 vota, ose 1.93%.
Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka filluar numërimin e fletëvotimeve të dërguara përmes postës nga diaspora.
/Insajderi
