Oferta nga Arabia Suadite për Ter Stegen, Barcelona ka nevojë për financa
Lojtarë si Zull Kunde, Rafinja dhe Frenki de Jong janë lidhur të gjithë me një largim të mundshëm dhe secila prej këtyre shitjeve do ta ndihmonte Barcelonën të mbledhë fonde për të kryer aktivitetin e saj të transferimeve, pasi ata kërkojnë të nënshkruajnë një mesfushor defensiv dhe një sulmues anësor të majtë.
Ka të ngjarë që Barcelona të marrë në konsideratë të gjitha ofertat e rëndësishme për lojtarët e saj, përveç disa të përzgjedhurve, si Ronald Arauho, Pedri dhe Gavi.
Një që mund të largohet është Mark-Andre Ter Stegen, dhe sipas gazetarit Ashraf Ben Ayad, portieri gjerman ka marrë një ofertë “shumë interesante” nga Arabia Saudite Ter Stegen ka qenë një lojtar kyç i skuadrës së Barcelonës gjatë dekadës së fundit, dhe duke pasur parasysh se ai vetëm së fundmi ka rënë dakord për një kontratë të re deri në vitin 2028, gjasat janë që ai do të ishte i interesuar të mbetet në Katalunia.
Më tej, burime pranë 31-vjeçarit gjermane i kanë thënë gazetës “Mundo Deportivo” se nuk është marrë asnjë ofertë zyrtare. Barcelona është e lumtur me Ter Stegen dhe duket se ai do të vazhdojë të jetë portieri titullar edhe për disa vite në vazhdim. Megjithatë, një ofertë e madhe nga Arabia Saudite mund ta ndryshojë këtë, megjithëse për momentin, asgjë nuk duket të jetë konkrete.