Ofertë e majme për Rafinjën, Barcelona gati të jep dritë jeshile
E ardhmja e sulmuesit brazilian Rafinja nuk është aspak e qartë, pasi në verë ai mund të largohet nga Barcelona. Sulmuesi brazilian ka pasur një formë me ulje e ngritje, por mund të largohet në verë nga gjiganti katalunas për tu rikthyer në elitën e futbollit anglez Premier Ligë.
Sipas gazetës spanjolle “Diario Sport”, Totenham ka vendosur një ofertë prej 70 milionë eurosh në tryezë për Rafinjan. Përveç ofertës së lartë të Tottenham, Liverpool gjithashtu thuhet se po monitoron lojtarin si një zëvendësues i mundshëm për Mohamed Salah, i cili pritet të largohet nga klubi në fund të sezonit. Barcelona ka refuzuar ofertat për Rafinjan në të kaluarën kryesisht ato nga Arabia Saudite verën e kaluar.
Sidoqoftë, vështirësitë financiare të Barçës mund t’i shtyjnë ata të pranojnë një marrëveshje për brazilianin, i cili së fundmi mbushi 27 vjeç. Pavarësisht se shënoi katër gola dhe bëri shtatë asistime këtë sezon, historia e lëndimeve të Rafinjas në Barça po bëhet shqetësuese me lojtarin që aktualisht po rikuperohet nga dëmtimi i dytë i kërdhokullës këtë sezon.
Evolucioni i Lamine Xhamal dhe rikthimi i mundshëm i Ansu Fatit, mund ta tundojnë më tej Barçën të pranojë tarifën e madhe për Rafinjan.