AA
yra e Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut në OKB (OHCHR) ka bërë të ditur se që nga fundi i majit, të paktën 798 palestinezë janë vrarë ndërsa kërkonin ndihma ushqimore në Gaza. Sipas të dhënave zyrtare, 615 viktima janë regjistruar pranë pikave të shpërndarjes të drejtuara nga Gaza Humanitarian Foundation (GHF), ndërsa 183 të tjera kanë humbur jetën përgjatë rrugëve të karvanëve humanitarë.
GHF është një strukturë alternative ndaj sistemit humanitar të OKB-së, e propozuar nga Izraeli dhe e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, kjo nismë është kritikuar ashpër nga organizatat për të drejtat e njeriut, të cilat e akuzojnë për mungesë të paanshmërisë dhe për rrezikun e përfshirjes në krime lufte. GHF mohon të ketë lidhje me ndonjë incident të përgjakshëm në pikat e saj, dhe fajëson ushtrinë izraelite për të shtënat ndaj civilëve.
Ndërkohë, situata humanitare në Gaza vazhdon të përkeqësohet. Organizata Mjekët pa Kufij raportoi të premten një rritje alarmante të rasteve të kequshqyerjes akute, duke theksuar se në klinikat e tyre në Gaza, numri i rasteve është katërfishuar në vetëm dy muaj.
Moti sot do të jetë me vranësira dhe i qetë, pasdite dhe gjatë natës me kushte për reshje të dobëta
Nga Ministria e Punëve të Brendshme, njoftojnë se sot për shkak të marshit protestues me rastin e Ditës Ndërkombëtare të
Projekti vazhdon të përparojë mirë dhe konfirmojmë se të gjitha faturat deri tani janë paguar plotësisht nga Qeveria, thuhet në