OKH Merhamet së bashku me shoqatën IHHNL nga Holanda organizuan iftar në Tetovë
OKH Merhamet vazhdon organizimin e iftareve gjatë muajit të bekuar të Ramazanit.
OKH Merhamet së bashku me shoqatën IHHNL nga Holanda organizuan iftar në Tetovë, ku në një atmosferë të ngrohtë dhe vëllazërore së bashku me nxënës, studentë, profesorë dhe bashkëpunëtorët tanë. Ky takim ishte një moment i bukur për të ndarë sofrën e Ramazanit dhe për të forcuar lidhjet mes nesh.
Ky iftar u realizua me mbështetjen e shoqatës sonë bashkëpunëtore IHHNL nga Holanda, të cilët vazhdojnë të jenë pranë projekteve tona humanitare gjatë muajit të Ramazanit.
Falënderojmë të gjithë të pranishmit për pjesëmarrjen dhe shoqatën IHHNL për mbështetjen dhe besimin.
Allahu e pranoftë agjërimin dhe veprat e mira të të gjithëve”, thuhet në kumtesën e OKH Merhamet.