
Olimpiada 2024/ Nga vapa në stuhi, “çmendet” moti në Paris
Pas vapës së madhe të ditës, me temperaturat që arritën deri në 35 gradë celsius, pasdite dhe në mbrëmje moti në Paris ndryshoi në mënyrë drastike.
Nata mes të martës dhe të mërkurës u karakterizua nga stuhitë dhe reshjet e shiut. Vetëtimat ndriçuan qiellin mbi Kullën Eifel në kryeqytetin francez. Vetëm pak orë më parë, temperaturat ishin shumë të larta, duke ndikuar disi edhe në eventet e zhvilluara jashtë.
Në Shatoru, në rrethinat e Parisit, ku u mbajtën garat e qitjes, termometri tregonte 37 gradë, ndërsa prej vapës u ndryshua edhe protokolli i garave me kuaj.