
Olluri i LDK’së: Tubimi i sotëm na jep shtysë të vazhdojmë për të ardhmen

Kandidati i LDK’së për deputet, Ardian Olluri, ka thënë se tubimi masiv i sotëm në Obiliq dëshmojnë se uniteti dhe bashkëpunimi janë forca më e madhe.
Olluri ka falënderuar pjesëmarrësit për besimin dhe mbështetjen.
“Banorët e Obiliqit dëshmuan edhe një herë se uniteti dhe bashkëpunimi janë forca jonë më e madhe.
Tubimi i sotëm ishte i mbushur me entuziazëm dhe përkushtim, duke na dhënë shtysë të vazhdojmë me vendosmëri për të ardhmen tonë të përbashkët.
Faleminderit për besimin dhe mbështetjen tuaj – së bashku ndërtojmë të ardhmen!”, ka thënë kandidati i LDK’së për deputet.