
Omer Ajdini refuzon kandidaturën me BDI-n në Likovë
Burime të sigurta brenda Aleancës për Shqiptarët konfirmojnë se Omer Ajdini, ish-kryetar i Forumit Rinor të partisë dhe Sekretar për Mardhënie me Jashtë, ka refuzuar ofertën e kryetarit Arben Taravari për të qenë ai kandidat i përbashkët për kryetar komune i Aleancës për Shqiptarët (krahu Taravari) dhe Bashkimit Demokratik për Integrim.
Omer Ajdini duket të jetë kundër bashkëpunimit të Aleancës për Shqiptarët dhe BDI-së, prandaj nuk e sheh veten si legjitimues i këtij bashkëpunimi.
Edhe më herët, më 15 shkurt në Likovë, gjatë zgjedhjeve për kryesinë e Forumit Rinor, Ajdini kishte mbajtur një fjalim të fuqishëm përballë rinisë dhe kryetarit të partisë, ku denoncoi hapur anashkalimin dhe përçmimin sistematik që, sipas tij, i është bërë Likovës nga BDI për më shumë se dy dekada.