Omeragiç, presidenti i FFM-së me mandat 4 vjeçar
Gazetar: Mahir Thaçi
Federata e Futbollit të Maqedonisë ka zgjedhur presidentin e ri për mandatin e ardhshëm katërvjeçar. Masar Omeragiç ishte kandidati i vetëm dhe u zgjodh unanimisht dhe me aklamacion nga organi më i lartë i futbollit të Maqedonisë, duke trashëguar mandatin nga Muhamed Sejdini, i cili e drejtoi FFM-në nga viti 2017. Kryetari i shtatë i FFM-së, kandidaturën e ka marrë në fund të vitit të kaluar, ndërkohë Federatën e drejtoi deri në këtë kuvend, kur mori mandatin e plotë.
“Me rëndësi është që të flasim me transparencë , pasi që çdo organizatë stabile dhe e sukesshme duhet të mbështet në drejtimin me përgjegjësi të mjeteve. Është fakt se dy vitet e kaluar Federata ka më shumë harxhime se të ardhura. Që është një sfidë serioze që do të thot se duhet kontroll më të mirë dhe strategji më të qartë financiare. Vetëm në punën reale Federata në dy vitet e fundit, Federata është në minus prej 1 milion euro…..Qëllimi ynë që të ndërtiojmë federate që dp të jetë stabile , e ddedikuar në zhvillimin e futbollit në Maqedoni, nuk është një proces i lehtë, por i domosdoshëm”, tha Masar Omeragiç, presidenti i FFM-së.
Me emërimin e Omeragiçit në krye të Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Drilon Ganiu u zgjodh sekretar i Përgjithshëm i FFM-së. Ndërkohë pas përfundimit të Kuvendit të rregullt zgjedhor u përcaktuan edhe 2 zëvëndëspresidentët: Marjanço Stojkoski dhe Xhevad Dibrani. Këshilli Drejtues do të numërojë 16 anëtarë: Zlatko Taleski, Sveto Stankovski, Berat Ismaili, Sashko Tasev, Igor Frangovski, Stanko Mançevski, Dobre Ivanov, Borçe Lazarevski, Adbula Sakipi, Goran Gavrilov, Gjorgji Ugrinovski, Dimitar Gjonov, Agim Ibraimi, Darko Kostovski, Slave Kostov dhe Vladimir Gashevski./Alsat.mk