
“One Stop Shop” edhe në pikën kufitare “Jazhincë”! Mexhiti, Sveçla dhe Toshkovski në terren
Pas pikës kufitare “Bllacë”, prej sot sistemi “One Stop Shop” me një pikë kontrolli ka nisur edhe në pikën kufitare “Jazhincë”. Në përurim të pranishëm ishin zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti, ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla dhe ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski.