
Orban dhe Netanyahu qëndruan para flamujve “të gabuar”
Gjatë konferencës në Budapest, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu dhe homologu i Hungarisë, Victor Orban ndërruan pozitat dhe qëndruan para “flamujve të gabuar.”
Konkretisht, në kundërshtim me atë që parashikon protokolli, Orban qëndroi para flamurit të Hungarisë, ndërsa Netanyahu para flamurit të Izraelit.
Netanyahu erdhi në Budapest edhe pse kishte një urdhër arresti nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për krime lufte në Gaza, dhe për ta mundësuar ardhjen e tij, Hungaria doli nga kjo organizatë.
Orban gjatë fjalimit tha se “Hungaria ka qenë me Izraelin gjatë gjithë periudhës së luftës dhe se është e rëndësishme që Izraeli të mbetet i fortë dhe i qëndrueshëm”, duke e quajtur atë “ngulitje në Lindjen e Mesme”.
Ai shprehu shqetësim për një rritje të mundshme të antisemitizmit në Evropë, duke theksuar se “në Hungari nuk fluturonin flamuj të Hamasit”.
Orban tha se imigracioni ilegal në Evropë është shkaku i antisemitizmit dhe se “elitat në Bruksel nuk po merren me këtë çështje.”
Lideri hungarez theksoi se Budapesti nuk do të pranojë asnjë marrëveshje të BE-së për migrimin që do të mundësonte hyrjen e kërkuesve të azilit. /Telegrafi/