
Orce Gjorgjievski: Çarshia e Vjetër meriton kujdes, Shkupi dinjitet
Kandidati për kryetar të Shkupit nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Orce Gjorgjievski, gjatë një vizite në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, shprehu shqetësimin për gjendjen e rëndë të këtij lokaliteti historik që është lënë nga qeverisja aktuale e qytetit të Shkupit.
Gjorgjievski, i shoqëruar nga ministrja Gordana Dimitrieska-Koçoska, deputeti Gjorgjia Sajkoski dhe përfaqësues të esnafit dhe zejtarëve lokalë, dëgjoi nga afër shqetësimet e banorëve dhe bizneseve që prej vitesh kërkojnë rikonstruksion të kalldrëmit, vendosje të kontejnerëve nëntokësorë dhe një qasje më serioze nga pushteti lokal ndaj kësaj zone të mbrojtur kulturore.
“Çarshia është simbol i traditës dhe autenticitetit të Shkupit. Zëri i qytetarëve është injoruar për vite me radhë. Kërkesat e tyre janë të drejta dhe për mua do të jenë prioritet,” deklaroi Gjorgjievski.
Ai premtoi se nëse merr besimin e qytetarëve, Shkupi do të bëhet një qytet me dinjitet, një metropol i pastër, kulturor dhe mikpritës, si për turistët, ashtu edhe për banorët e tij./ZYRTARE.net/