![Osimhen arrin marëveshje me PSZH-në, 100 mln dhe një futbollist drejt Napolit](https://shprehja.com/wp-content/uploads/2024/07/1721386334_Thomas-Strakosha-left-and-Napolis-Victor-Osimhen-vie-for-the-ball-during-the-Serie-A-850x560.jpg)
Osimhen arrin marëveshje me PSZH-në, 100 mln dhe një futbollist drejt Napolit
Viktor Osimhen thuhet se ka rënë dakord për kushtet personale me Paris Sen Zhermenin, por gjigantët e Ligue 1 janë ende duke negociuar me Napolin. Sipas gazetës “Tuttosport”, sulmuesi i Napolit është gati të bashkohet me PSZH-në dhe tashmë ka shtrënguar duart me klubin francez.
Gazeta italiane shton se 25-vjeçari ka rënë dakord të nënshkruajë një marrëveshje pesëvjeçare me vlerë 14 milionë euro në sezon. Agjenti i tij, Roberto Kalenda, ishte në kryeqytetin francez në fillim të kësaj jave për të negociuar me PSZH-në dhe tani gjigantët e Ligue 1 duhet të arrijnë një marrëveshje me Napolin.
Napoli dhe trajneri i tyre i ri, Antonio Konte, janë të përgatitur të ndajnë rrugët me sulmuesin nigerian, por PSZH duket se nuk dëshiron të përputhet me klauzolën prej 130 milionë eurosh të Osimhenit. Raportet e fundit thonë se PSZH mund të paguajë 100 milionë euro dhe të përfshijë një nga lojtarët e tyre në marrëveshje.
“Sky Sport Italia” raportoi në fillim të kësaj jave se Karlos Soler, ish-mbrojtësi i RB Lajpcigut, Nordi Mukiele dhe sulmuesi Li Kang-in iu ofruan Napolit. Konte e ka identifikuar tashmë të përjashtuarin nga Çellsit, Romelu Lukaku si zëvendësuesin ideal për Osimhen .