AA
Galatasaray dhe Athletic Bilbao kanë marrë fitore ne ndeshjet e javës së 3 të League Phase të Ligës së Kampioneve teksa mposhtën respektivisht Bodo/Glimt dhe Qarabag.
Te sfida mes Galatasaray dhe Bodo/Glimt ishte Victor Osimhen ai që u be protagonisti i mbrëmjes në fitoren 3-1 të skuadrës turke.
Ish-sulmuesi i Napolit shënoi golin e avantazhit ne minutën e 4, ndërkohë që në minutën e 33, nigeriani plotesoi dygolëshin e tij duke e çuar rezultatin në 2-0.
Ndërsa në minutën e 60 Akgun shënoi golin e tretë për Galatasaray. Për Bodo/Glimt, Helmersen shenoi golin e vetem dhe ndeshja u mbyll 3-1 për skuadrën nga Stambolli.
Ne San Mames, Athletic Bilbao mundi Qarabagun 3-1, por skuadra baske pati disa vështiresi teksa e pa veten ne disavantazh që në minutën e parë teksa skuadra kazake shënoi me Andrade.
Prokuroria Themelore Publike- Shkup, i ka lëshuar të gjitha urdhrat dhe drejtimet për zbardhjen e plotë të rastit në Karposh,
Një tërmet u regjistrua këtë mëngjes në pjesën veriperëndimore të Maqedonisë me magnitudë prej 2.2 ballë sipas shkallës Rihter. Sipas
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se sot në Shkup do të ketë regjim të posaçëm të komunikacionit, kjo