Osimhen sulmon agjentin e Kvaratshkelias: Je një copë idioti, turp!
Agjenti i Kviça Kvaratskhelias deklaroi se ylli i Napolit, Viktor Osimhen do të largohet në verë drejt Arabisë Saudite për shkak të parave
Pas kësaj deklarate ka reaguar vetë sulmuesi nigerian duke shpërthyer ndaj agjentit Mamuka Jugeli.
“I nderuar Mamuka Jugeli, ju jeni një copë pisllëku dhe një turp. Më vjen turp nga sensi juaj i arsyetimit. Copë idioti! Mbaje emrin tim larg gojës tënde!” ka shkruar Osimhen.