Oskar Piastri triumfon në Azarbejxhan, Leklerk nuk thyen “mallkimin”
Piloti australian Oskar Piastri është fitues i garës për Çmimin e Madh të Azerbajxhanit në Formula 1, zhvilluar në pistën e qytetit të Baku-s. Ky është suksesi i dytë në karrierë për Piastri-n, të dy të arritur këtë sezon, në fund tënjë gare fantastike, ku përballoi sulmet e Sharll Leklerkun në Ferrari. Ky i fundit, për të katërtin vit me radhë nisi garën nga pozita e parë, por nuk ka arritur të fitojë asnjëherë në këtë pistë.
Një garë spektakolare, e cila u mbyll nën regjimin e makinës virtuale të sigurisë, për shkak të aksidentit mes Serhio Perezit në Red Bull dhe Karlos Sainzit në Ferrari. Për pasojë, në podium u ngjit britaniku i Mercedesit, Xherxh Rasëll. Një garë fantastike bëri edhe britaniku tjetër Lando Noris me MekLarenin, që u nis nga vendi i 16-të dhe e mbylli atë në vendin e katërt. Në zonën e pikëve u renditën edhe Alonso, Albon. Kolapinto, Hamilton dhe Berman.