
Osmani: Aktivistët partiakë në Çair, harxhojnë qindra mijëra euro të qytetarëve
Kandidati për kryetar të komunës së Çairit, Bujar Osmani, gjatë një interviste për „Nezavisen“ theksoi se problemi kryesor i kësaj komune nuk është mungesa e investitorëve, por kultura e keqmenaxhimit dhe korrupsioni i gjatë mbi 20 vjet.
“Kanë kufizuar ndërtesat në katër kate që në vitet ’90, kështu që nuk ia vlen investitorëve të ndërtojnë aty, sepse është kaq e dendura sa duhet të blejnë pesë deri gjashtë shtëpi për të ndërtuar një ndërtesë katërkatëshe. Kjo duhet të rishikohet në përputhje me të gjitha parametrat sizmikë dhe të tjerë,” tha Osmani, duke shtuar se Çairi është i mbipopulluar dhe trotuaret janë të zëna nga automjetet.
Ai propozon zgjidhje konkrete për hapësirat publike: “Ka kopshte të vjetra në një hapësirë të madhe në ‘John Kennedy’ dhe nëse aty ndërtohet një garazh nëntokësor me dy kate dhe riparohet kopshti dhe shkolla mbi të, i gjithë ‘John Kennedy’ do të lirohet nga parkingu, mund të vendosen shtylla dhe – ja një zgjidhje. Çdokush do të ketë parking, hapësira e gjelbër do të jetë, dhe trotuarët do të jenë funksionalë.”
Osmani kritikoi edhe menaxhimin financiar dhe angazhimin e aktivistëve partiakë: “Komuna ka lidhur 720 kontrata të rreme me aktivistë partiakë. Marrin nga 55,000 deri në 65,000 denarë në muaj dhe detyra e tyre është të shkruajnë në rrjetet sociale kundër meje. Llogaritëm se kjo është mesatarisht 350,000 euro në muaj. Imagjinoni 350,000 euro çdo muaj të investoni në rrugë, të riparoni një shkollë…”
Ai premtoi se nuk do të ketë tolerancë ndaj ndërtimeve pa leje dhe do të sigurojë transparencë të plotë në çdo procedurë: “Kudo ku ndërtohet, në tabelë do të ketë një kod ‘QR’ dhe çdo qytetar do të mund të shohë se kush ndërton, nëse ka leje, kush e ka lëshuar dhe kur skadon. Do të kemi edhe një hartë interaktive, ku çdo qytetar mund të hyjë dhe të kontrollojë të dhënat.”
Osmani shprehu edhe përkushtimin për disiplinë dhe ndershmëri në qeverisje: “Njerëzit nuk kërkojnë mrekulli, ata e dinë sa është buxheti. Ata kërkojnë vëmendje, ndershmëri, disiplinë dhe përkushtim.”
Ai gjithashtu theksoi eksperiencën e tij me fondet IPA dhe rëndësinë e qeverisjes së përgjegjshme: “Tre vjet kam qenë koordinator kombëtar për IPA. Të gjithë projektet nga komunat vinin në zyrën time dhe ne i refuzonim, pranonim, zhvillonim, rishikonim… pas referendimit më 19 tetor situata do të ndryshojë dhe për disa muaj do të kemi zgjedhje të parakohshme parlamentare.”
Duke përmbyllur, Osmani theksoi se qytetarët e Çairit kërkojnë ndryshim të kulturës së qeverisjes dhe jo mrekulli: “Jam kirurg për njëzet vjet dhe e dini çfarë problemi ka me korrupsionin në kirurgji. Ky është kapitali im më i madh – integriteti, politik dhe etik. Prandaj qytetarët nuk kërkojnë ndryshim politikani, por ndryshim të kulturës së qeverisjes.” Flaka

Osmani paralajmëron për korrupsion dhe keqpërdorim të buxhetit të Komunës së Çairit
Kandidati për kryetar të Çairit, Bujar Osmani, në një intervistë për Nezavisen, theksoi se tre janë sfidat kryesore të komunës: kaosi urban, ndotja dhe mungesa e parkingjeve. Ai paralajmëroi se ndryshimi nuk mund të bëhet brenda një viti, por se vizioni dhe qasja e re janë të qarta.
“Çairi ka qenë i drejtuar nga i njëjti person për 20 vjet, dhe pas 20 vjetësh të kërkohen edhe katër të tjera për të bërë plan urbanistik. Kjo do të thotë se është punuar pa vizion dhe mbi baza të interesave personale,” tha Osmani.
Ai shtoi se komuna aktualisht është e mbushur me kontrata të rreme për aktivistë partiakë, të cilët nuk shkojnë në punë, por marrin rreth 55,000 deri 65,000 denarë në muaj për të promovuar partitë përkatëse në rrjetet sociale. “Imagjinoni 350,000 euro çdo muaj të investoni në rrugë, të riparoni një shkollë… në vend të kësaj, këto fonde shkojnë te aktivistët partiakë,” deklaroi Osmani.
Osmani gjithashtu theksoi rëndësinë e ndershmërisë dhe disiplinës: “Qytetarët në Çair nuk kërkojnë mrekulli, ata kërkojnë vëmendje. Shihni ndonjë vijë të bardhë në rrugë – nuk ka. Ata kërkojnë ndershmëri, disiplinë dhe përkushtim.”
Ai prezantoi edhe disa zgjidhje konkrete: ndërtimin e një garazhi nëntokësor me dy kate pranë kopshtit të “John Kennedy”, duke liruar hapësirat për parking dhe duke rikthyer trotuarët dhe hapësirat e gjelbra. “Çdokush do të ketë parking, hapësira e gjelbër do të jetë, dhe trotuarët do të jenë funksionalë,” tha Osmani.