AA
Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, paralajmëroi themelimin e Këshillit të Diasporës në komunë, qëllimi i të cilit është lidhja e komunës me mijëra çairas që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit. “Çairi nuk është vetëm vendi ku jetojmë sot. Çairi është kudo ku jetojnë çairasit, në Zvicër, Gjermani, Austri, Itali, në SHBA dhe në mbarë botën. Ata janë ambasadorët tanë më të mirë dhe promotorët e vlerave tona, të identitetit tonë dhe mbështetës të përditshëm të familjeve të tyre këtu”, deklaroi Osmani.
Sipas tij, Këshilli do të jetë një urë e qëndrueshme bashkëpunimi, idesh të përbashkëta, investimesh dhe ruajtjeje të lidhjes së diasporës me atdheun. Osmani specifikoi edhe hapat konkretë për punën e Këshillit: krijimin e një regjistri të hapur të diasporës, organizimin e ditëve kulturore-ekonomike “Ditët e Diasporës” çdo verë, promovimin ndërkombëtar të Çairit si qendër historike e kulturore dhe vëllazërimin me qytete evropiane e botërore.
“Do ta hartoj Strategjinë Lokale për Diasporën, e cila do të jetë dokumenti i parë në nivel komunal për forcimin e lidhjeve mes nesh dhe do të krijojë rrugë të reja për bashkëpunim afatgjatë”, theksoi Osmani. Ai shtoi se vizioni i tij është që Çairi të mos mbetet vetëm një komunë e vogël në zemër të Shkupit, por të bëhet një komunë me dyer të hapura drejt botës, e fuqizuar nga diaspora e saj. “Këshilli i Diasporës do të jetë ura e këtij bashkimi. Çairi nuk përfundon me kufijtë e tij, por jeton kudo ku jetoni ju. Tani është koha të ecim përpara së bashku, duke ndërtuar të ardhmen tonë të përbashkët”, tha Osmani.
Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi se të martën do të dihen emrat e ministrave të ri. Gjatë një prononcimi televiziv, kryeministri
Logos-A nxori nga botimi librin me titull: “Nga Urtësia Hyjnore te mendimi kombëtar – Filozofia islame dhe thelbi i qytetërimit
Letra që rikthen në vëmendje çështjen çame dhe kërkesat e komunitetit iu dorëzua sot Ambasadës së Greqisë në Shkup, nga