
Osmani citon presidentin Trump: Politika e paqes përmes fuqisë, është ajo që do të kuptohet më së miri në këtë rajon

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.
Osmani pas takimit që zhvilloi me sekretarin e NATO-s, Mark Rutte në një konferencë për media ka theksuar nevojën e forcimit për ruajtjen e kufirit me Serbinë.
Osmani kur e ka thënë këtë, ka citur presidentin e SHBA-së, Donald Trump për politikën e arritjes së paqes përmes fuqisë, politikë që kuptohet më së miri në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Presidentja ka thënë se këtë politikë e kuptojnë mirë edhe ata që mund t’iu shkojë mendja për veprime destabilizuese.
“Siç e ka thënë miku juaj i mirë, dhe miku i madh i Kosovës, presidenti Donald Trump, politika e paqes përmes fuqisë, është ajo që do të kuptohet më së miri në këtë rajon, e sidomos nga ata që mund t’iu shkojë mendja të përdorin veprime destabilizuese”, ka thënë Osmani.