AA
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të mbajë një konferencë për shtyp sapo të kthehet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në përgjigje të deklaratës të fundit të të dërguarit të SHBA-së, Richard Grenell. Lajmin e bëri të ditur këshilltari i saj për mediats, Bekim Kupina, i cili konfirmoi se konferenca do të mbahet menjëherë pas rikthimit të Osmanit në Prishtinë.
Reagimi vjen pasi Grenell e akuzoi presidenten për “manipulim të fjalëve të Donald Trump”, duke iu referuar një deklarate të saj se shefi i Shtëpisë së Bardhë kishte parandaluar së fundmi një konflikt të mundshëm mes Kosovës dhe Serbisë.
“Turp për Vjosa Osmanin që manipuloi fjalët e Presidentit Donald Trump”, shkroi Grenell në një reagim publik. Në lidhje me deklaratën e Osmanit, deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, tha se nuk ka informata të tilla, por se veprimet e Beogradit janë të pritshme.
“Kjo sepse në mënyrë të vazhduar ka pasur përpjekje të Serbisë për ta penguar Kosovën në çdo formë të funksionimit të saj. Dhe në këtë fazë është shumë rëndësishme që Kosova të ketë institucionet e saj dhe që të kemi një reflektim” – ishte komenti i ligjvënëses.
Vjosa Osmani qe shprehur më herët gjatë javës në Uashington se presidenti Trump ka parandaluar një përshkallëzim të mundshëm nga Serbia në Kosovë “në javët e fundit”.
Një 58-vjeçar humbi jetën dhe një person tjetër u lëndua në një aksident të rëndë trafiku që ndodhi rreth orës
Një i ri 18 vjeçar ka treguar ndershmëri dhe përgjegjësi qytetare, pasi ka gjetur dokumente personale dhe një shumë të
Në pikën kufitare të Tabanocit, te një shtetas hungarez janë zbuluar 200.000 euro, të cilat ai ishte përpjekur t’i fuste