AA
Deklaratat e fundit nga pushteti aktual se “këtë vit janë punësuar më shumë shqiptarë se në vitet më të mira të qeverisjes së BDI-së” janë cilësuar nga zyrtarët e kësaj partie si “gënjeshtra e vitit”.
Në një reagim të drejtpërdrejtë, ish-ministri i jashtëm dhe zyrtari i lartë i BDI-së, Bujar Osmani, thekson se të dhënat zyrtare tregojnë të kundërtën: një rënie të madhe të përfaqësimit të shqiptarëve në institucionet shtetërore, me një ulje prej afërsisht 2%, që përkthehet në 4.000–5.000 shqiptarë më pak në administratën publike në raport me komunitetin shumicë.
“Për krahasim, gjatë qeverisjes sonë përfaqësimi i shqiptarëve rritej çdo vit me 1.500–2.000 të punësuar të rinj, në mënyrë sistematike dhe të qëndrueshme në të gjitha nivelet e administratës”, thekson Osmani.
Sipas tij, aktualisht nuk ka përfshirje, por përjashtim; nuk ka përparim, por propagandë, dhe kjo ndjehet çdo ditë nga qytetarët shqiptarë në raportin e tyre me institucionet shtetërore.
“Statistikat nuk gënjejnë”, përmbyll reagimin e tij Osmani, duke hedhur poshtë triumfalizmin e qeverisë aktuale për përfshirjen e shqiptarëve në sektorin publik.(INA)
Prorektori i Universitetit Nënë Tereza, Bunjamin Bela, në emisionin “Debat në Shenja”, tha se javën tjetër do të ketë takim
Sonte, në emër të Qeverisë, kryeministri Hristijan Mickoski, organuzoi iftar, për siç deklaroi ai “një moment bashkimi, respekti dhe lidhjeje
Trupi i një gruaje 50-vjeçare është nxjerrë nga ujërat e lumit Vardar në Shkup, e cila më herët ishte raportuar