
Osmani tërheq kërkesën për seancën konstituive nga Kushtetuesja, shkak gjyqtari Llaban
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një konferencë për media ka folur për caktimin e gjyqtarit të Kushtetueses, Radomir Laban, si gjyqtar raportues për çështjen e ngritur pranë këtij institucioni nga vetë Presidentja në lidhje me ecurinë e konstituimit të Kuvendit.
Osmani ndër tjera tha se ky zyrtar nuk është emëruar nga ajo.
Osmani, tutje ka njoftuar se ka tërhequr kërkesën për seancën konstituive nga Gjykata Kushtetuese pasi ka thënë se gjyqtari Radomir Llaban që u caktua për këtë çështje është një serb që në vitet e mëhershme sipas raporteve të institucioneve, është konsideruar si person që paraqet rrezik për sigurinë kombëtare të Kosovës.