Osmani zbulon cila do të jetë rruga e saj politike pasi t’i skadojë mandati më 4 prill
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka treguar se çka do të bëjë pas 4 prillit kur zyrtarisht i skadon mandati si shefe e shtetit.
“Unë do ta kryej detyrën time me nder si presidente e Republikës së Kosovës deri më datën 4 prill. Pas kësaj, do ta bëj një vlerësim të ri se çka në momentin konkret është vërtet në interes të Republikës së Kosovës dhe në bazë të këtij dhe vetëm këtij kriteri do ta marr vendimin për rrugën përpara”, tha Osmani në Syri Tv.
Presidentja shtoi se vendimi i saj do të varet edhe nga zhvillimet aktuale politike në vend.
“Do ta shoh se cili është interesi më i madh i Republikës së Kosovës në këto momente. Kjo do të determinohet edhe nga zhvillimet e tanishme”, u shpreh ajo.