Pa asnjë titull, Kejn mund të largohet nga Bajern Munihu
Aventura e Hari Kejnit me fanellën e Bajern Munihut mund të zgjasë vetëm një sezon. Sipas asaj që raportohet nga “Givemesport.com”, në fakt, Man. Junajtedi e ka piketuar qendërsulmuesin anglez si përforcimin ideal, prej nga t’ia rifillojë sezonin e ardhshëm, edhe nëse nuk do të jetë e lehtë për ta rrëmbyer nga bavarezët, duke pasur parasysh investimin e bërë verën e kaluar dhe shifrat rekord të futbollistit në planin personal, këtë sezon.
Sipas informacioneve të portalit anglez, megjithatë, Kejn do të ishte i hapur për një rikthim në Premier Ligë, veçanërisht nëse nuk merr ndonjë trofe me fanellën e Bajernit, ku kishte lëvizur pikërisht për të mbushur vitrinën e zbrazët ekipore.
Cilësitë e qendërsulmuesit anglez i përforcojnë maksimalisht numrat e tij në Bavari: 30 gola në 25 paraqitje të Bundesligës, 6 gola në 8 paraqitje të Ligës së Kampionëve, për gjithsej 36 gola në 34 paraqitje, me gjithashtu 11 asiste në sezonin e parë me Bajern Munihun.
Megjithatë, bavarezët janë aktualisht në vendin e dytë të Bundesligës, 10 pikë pas Bajer Leverkuzenit në renditje, kanë humbur Superkupën e Gjermanisë dhe janë eliminuar nga “DFB Pokal”. Pra, përveç shpresave të venitura për titullin në Bundesligë, gjigantët gjermanë duhet të përpiqen “all in” në Ligën e Kampionëve, në mënyrë që të mos rrezikojnë, pas një dekade të bollshme, ta mbyllin sezonin pa asnjë trofe. Një realitet hipotetik i frikshëm, që rrezikon ta largojë Kejnin nga Mynihu drejt Mançesterit.