Pakti PS-Rithemelim, ambasada gjermane: Shenjë inkurajuese për procesin demokratik
Ambasada e Gjermanisë në Shqipëri ka reaguar pas marrëveshjes të arritur në Konferencën e Kryetarëve mes mazhorancës dhe Rithemelimit për ngritjen e dy komisioneve hetimore dhe një paltforme të posaçme që do të ndihmojë në kalimin e ligjeve që kërkojnë shumicë votash, ligje të cilat janë prioritare në rrugën e integrimit.
Ambasada Gjermane e mirëpret marrëveshjen për rifillimin e aktivitetit konstruktiv të Kuvendit me pjesëmarrjen e të gjitha grupeve politike të përfaqësuara. Sipas tyre kjo është një shenjë inkurajuese për procesin demokratik dhe për rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.
“Ambasada Gjermane mirëpret marrëveshjen për rifillimin e aktivitetit konstruktiv të Kuvendit me pjesëmarrjen e të gjitha grupeve politike të përfaqësuara. Kjo është një shenjë inkurajuese për procesin demokratik dhe për rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Qytetarët/et me të drejtë presin që parlamenti i tyre të bëjë të mundur, që shkëmbimi dhe gara e ideve të ndryshme të zhvillohen paqësisht dhe në përputhje me rregullat.
Vetëm në këtë mënyrë Parlamenti mund të përmbushë rolin e tij thelbësor kushtetues: kontrollin e pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ në interes të qytetarëve të përfaqësuar nga deputetët.”