Palestina e Siria kualifikohen për herë të parë në raundin e 1/8-ve
Që prej sulmit të Hamasit, mbi Izrael, orët e para të mëngjesit të 7 tetorit, populli i Palestinës nuk po gjen qetësi, teksa deri më tani numërohen minimalisht 25 mijë të pafajshëm, të cilët kanë humbur jetën për shkak të kundërpërgjigjes së egër izraelite, mbi popullin palestinez, por këta të fundit kanë më në fund një aryse për të “festuar”.
Për herë të parë në historinë e tyre, kombëtarja e Palestinws nw futboll ka arritur të kalojë fazën e grupeve, të Kupës së Azisë, teksa mesditën e së martës, mundën në “mitikun” e Dohas, “Abdullah bin Khalifa Stadium”, përfaqësuesen e Hong Kongut, me rezultatin e thellë 0 me 3, për të siguruar këtë arritje historike.
Protagonist absolut ishte padyshim “bomberi”, 25-vjeçar, Oday Dabagh, i cili me dopietën e tij, në minutat 12’ e 60’ dha një kontribut të madh, në fitorën e parë, të Palestinës, për këtë edicion të Kupës së Azisë e rrjedhimisht kualifikimin historik për në fazën me eleminim direkt të këtij kompeticioni.
Mirëpo, Kombëtarja e Palestinës nuk është e vetmja që arriti diçka të madhe, në këtë kompeticion, pasi përfaqësuesja e Sirisë arriti gjithashtu të kalojë për herë të parë, në fazën e 1/8-ve, të Kupës së Azisë, me djemtë e teknikut legjendar, Hektor Kuper, që mposhtën Indinë, me rezultatin minimal, 1 me 0, në përballjen e tyre të fundit, për kualifikimin e madh. /abcnews.al