
Pamje nga vendi i ngjarjes ku ndodhi shpërthimi, njësiti antibombë shkon në oborrin e spitalit

Pak më parë ShSKUK njoftoi se sot në parkingun e administratës së QKUK’së është dëmtuar vetura private e U.D. të drejtorit të QKUK’së, Osman Hajdari, që ka qenë e parkuar aty.
Tashmë njësiti antibombë i Policisë së Kosovës ka shkuar në oborrin e QKUK’së.
Insajderi sjell pamje nga atje:

Në njoftim thuhet se dëmtimi ka ndodhur në rrethana të panjohura në kohën kur po bëheshin përgatitjet për të filluar mbledhja e bordit.

Lidhur me rastin detaje, kanë dhënë nga policia ku thuhet se nuk ka të lënduar.
“Rreth orës 10:00, është pranuar informata lidhur me dyshimet për një shpërthim në një veturë në parkingun e QKUK-së. Aktualisht nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve materiale”, thuhet në përgjigjen e policisë dhënë Insajderit.

Policia me të gjitha njësitë relevante ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po trajton rrethanat që karakterizojnë ngjarjen.
Përmes njoftimit bëhet e ditur se incidenti ka ndodhur në parkingun e administratës së QKUK’së dhe në rrethana të panjohura, shkruan Insajderi.
“Sot, në parkingun e administratës së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ka ndodhur një incident që përfshin dëmtimin e veturës private të ushtruesit të detyrës së drejtorit të QKUK-së, e parkuar në parkingun e administratës.
Dëmtimi ka ndodhur në rrethana ende të panjohura, në kohën kur po bëheshin përgatitjet për fillimin e mbledhjes së rregullt të Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK), e cila ishte paraparë të mbahej në hapësirat e administratës qendrore të ShSKUK-së.
Për incidentin janë njoftuar menjëherë organet kompetente, përfshirë Policinë e Kosovës, e cila tashmë ka filluar procedurat e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat e këtij rasti.
ShSKUK shpreh shqetësim dhe keqardhje lidhur me rastin, duke ofruar bashkëpunimin e plotë me autoritetet përkatëse”, thuhet në njoftim. /Insajderi.org/