Papa Françesku i bëri një pyetje të pazakonshme presidentit argjentinas gjatë takimit në Vatikan
Papa Françesku bëri shaka me presidentin argjentinas Javier Milei kur u takuan për herë të parë, raportojnë mediat e huaja.
Me rastin e kanonizimit të shenjtores së parë argjentinase, Mama Antula, presidenti argjentinas Javier Milei mbërriti në Vatikan.
Gjatë takimit të shkurtër me Papa Françeskun, liderët e vendeve mundën të komunikonin pak. Papa nuk ka humbur rastin të bëjë shaka me presidentin argjentinas.
“I ke prerë flokët”, pyeti Papa presidentin argjentinas, pastaj u përqafuan, transmeton Telegrafi.
Presidenti argjentinas është i njohur për frizurën e tij ekscentrike, e cila i dha pseudonimin peluca (parukë).
Në të njëjtën kohë, bëhet e ditur se gjatë fushatës presidenciale Milei ka kritikuar vazhdimisht Papa Françeskun, i cili gjithashtu është argjentinas dhe është shumë i respektuar në vend.
Kreu aktual i shtetit e quajti Françeskun “përfaqësues të gjithçkaje më të dëmshme në Tokë” dhe imbecil, e një nga këshilltarët e Milei sugjeroi madje ndërprerjen e marrëdhënieve me Vatikanin.
Si president i vendit, Milei e ndryshoi retorikën e tij ndaj Papës në një retorikë pozitive. /Telegrafi/