Para se të bëhej futbollist, Vojvoda e dinte mirë se çfarë do të thotë të luftosh
Edhe para se të bëhej futbollist, Mërgim Vojvoda e dinte mirë se çfarë do të thotë të luftosh. Sepse në vitet 90-të filloi lufta në ish-Jugosllavi, me Kosovën, një territor gjithmonë i diskutueshëm mes Serbisë dhe Shqipërisë, e cila pa dëshirë u bë protagoniste.
Pastaj, në fund të asaj dekade shtytja secesioniste për çlirimin e Kosovës u përplas me forcat ushtarake të Serbisë. Në të gjitha këto, familja e Mërgim Vojvodës fillimisht u shpërngul në Gjermani, për t’u kthyer më pas në Kosovë. Mërgimi udhëtoi për në Belgjikë dhe në fund qëndroi atje.
Ai u rrit në ekipin e të rinjve të Standard Liezhit, nënshkroi një kontratë profesionale në ditëlindjen e tij të 18-të. Tri sezone te Mouskron, më pas rikthimi te Liezhi dhe në fund kalimi në Torino, për 5.5 milionë euro.
“Për t’iu shpëtuar bombave, jetuam në pyll për disa muaj, u fshehëm mes thasëve me drithë dhe lëviznim nga një vend në tjetrin me traktorë. Luftuam kundër urisë dhe etjes, flinim nën yjet. Në çdo ndeshje me Kosovën e imagjinoj veten sikur jam përsëri në luftë. Jam një ushtar që duhet të mbrojë vendin e tij”.