
Paralajmërohet punësimi i qindra shqiptarëve në ELEM?
Burime të brendshme konfirmojnë se në një hap historik për përfaqësimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore, VLEN ka siguruar punësimin e 129 shqiptarëve në ELEM! Kjo është hera e parë që në këtë ndërmarrje të rëndësishme energjetike pritet një përfshirje kaq masive e shqiptarëve.
Sipas informacioneve: 50 shqiptarë do të punësohen në REK Manastir, një bastion i mbyllur ndër vite për shqiptarët. 50 të tjerë në Termocentralin e Osllomejit, aty ku vite me radhë shqiptarët vetëm i shikonin portat nga jashtë. Ndërsa 29 pozita do të hapen në vetë Drejtorinë e ELEM-it, një avancim i paimagjinueshëm më parë për kuadrot shqiptare.
Kjo nuk është thjesht një punësim, por një akt politik, një hap drejt barazisë reale në institucionet shtetërore dhe emri që qëndron pas kësaj lëvizjeje është VLEN.
Pas dekadash mbylljesh, diskriminimi dhe retorike boshe, VLEN po e shndërron përfaqësimin e shqiptarëve nga fjalë në vepra konkrete. Me qasje të guximshme, strategji të qartë dhe pa frikë nga zërat e vjetër që thonin “ nuk ka mundësi”, VLEN po dëshmon se atje ku ka vullnet politik të pastër, ka edhe rezultate për shqiptarët.
Nuk është fushatë, nuk është premtim, është realitet dhe ky realitet mban vulen e VLEN-it.