“Parashqevia ka qenë në kërkim të një ëndrre”, Nora Malaj: Momenti kur sheh ikonën tënde…
Pedagogia Nora Malaj ishte e ftuar në emisionin “Top Story” në Top Channel, ku foli për ikonën e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku, e cila ka shkaktuar shumë bujë pas shfaqjes së saj në një televizion amerikan.
Teksa foli për Simakun, Malaj u shpreh se Parashqevia ka qenë në kërkim të një ëndrre, që ishte shumë e madhe.
Ndërsa gazetari Ervin Kurti, u shpreh se nuk ikona e muzikës shqiptare ka disa vite që ka qenë në atë situatë.
Pjesë nga intervista në studio:
Malaj: U përballëm ne me realitetin. Ka dy momente në përjetimin që ndjen njeriu. Nga një anë kemi këtë që u krijua në perceptimin tonë, dhe e dyta që është larguar dhe duhet të respektojmë zgjedhjen e saj. Momenti kur përballesh dhe sheh këtë ikonën tënde që është një qenie njerëzore, atëherë kupton kush është realiteti.
Kurti: Nuk është ‘okay’ që një personazh të flejë rrugëve. Këtu ka diçka që nuk shkon. Ka disa vite në këtë situatë, unë po bëj 12 vite që e dëgjoj këtë.
Malaj: Parashqevia është një grua e bukur edhe sot. Kur ishte e re ishte një vajzë sharmante, kishte një lloj pastërtie brenda. Ajo Parashqevia e pastër i qëndronte asaj buzëqeshjes së saj. Ajo i vuri veten disa prioritete. Ajo arriti nivelin që fitonte çmimet e para. Midis suksesit dhe mbushjes ka një hapësirë të madhe. Unë mendoj që Parashqevia ka qenë në kërkim të një ëndrre. Një ëndërr që donte të bëhej shumë e madhe, në kuptimin e një jete që do dëshironte.