AA
Reperi i njohur nga Ferizaj, Gramoz Aliu, i njohur me emrin artistik Mozzik, është ndaluar nga Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën, pasi është kapur duke hyrë në territorin e vendit me dy orë të shtrenjta, njëra prej të cilave thuhet se ka vlerë milionëshe.
Sipas raportimeve, ndalimi i tij lidhet me një borxh të madh ndaj Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), që shkon mbi 500 mijë euro. Dyshohet se hyrja e tij me pasuri luksoze të deklaruara me vlerë të lartë ka nxitur ndërhyrjen e autoriteteve.
Pas këtij rasti, nuk ka munguar as reagimi i vëllait të tij, Getinjo, i cili ka dalë në mbrojtje të Mozzik-ut përmes një postimi në rrjete sociale, shkruan “Kosovarja”.
“Kur je ujë, mund të luash me zjarrin,” shprehet Getinjo krahas një foto ku shfaqet bashkë me Mozzik-un.
Ai ka shtuar më tej “Mos boni zhurmë, zhurmë bon veç agregati,” duke lënë të kuptohet se nuk shqetësohen nga zhurma mediatike apo thashethemet.
Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari sot ka zhvilluar takim me Nicole Varnes, ushtruese e detyrës ambasadore e SHBA-së në vend,
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe në emisionin “N’Dritë” në Alsat tha se nëse vjen në pushtet do të garantojë që
Ora verore këtë vit përfundon të dielën, më 25 tetor në orën 3:00 të mëngjesit duke u zhvendosur një orë