Pas dështimit me Kasemiron, Gallatasarai kërkon mesfushorin e Arsenalit
Gallatasarai kërkon një tjetër emër të rëndësishëm për të synuar, sepse ideja është të shënojë një goditje të fundit, pas Viktor Osimhen, pikërisht për zonën qendrore të fushës.
Sipas “The Sun”, Zhorzhinjo do të kishte përfunduar në fokusin e klubit turk. Mesfushori italo-brazilian, që aktualisht luan për Arsenalin, është alternativa e parë e Kasemiros, që refuzoi skuadrën turke.
Klasa e ’91 nuk ka luajtur ende për skuadrën e Mikel Artetës këtë sezon dhe ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij me “Topçinjtë”. Elementet për të marrë në konsideratë një ofertë të mundshme jane!
Tre ditë më parë, në një konferencë për shtyp, Luçiano Spalletti, e cilësoi atë si lider,
“Duhej të linim lojtarët mënjanë dhe të shikonim pak më tej. ZhorZhinjo dhe Veratti janë lojtarë që e marrin me lehtësi ekipin për dore, por tani duhet të bëjmë diçka të re, ndryshe”.