
Pas disfatës nga Barcelona, drejtuesit e Realit marrin vendimin për Ançelotin
Real Madridi u ‘poshtërua’ në finalen e Superkupës së Spanjës ndaj Barcelonës që u zhvillua në Arabi, duke mos arritur kështu që ta fitojnë trofeun e parë të këtij viti. Kjo humbje e cila ishte e dyta radhazi për Real Madridin në një ‘El Clasico’ bëri që të ketë thashetheme sa i përket të ardhmes së Karlo Ançelotit.
Tekniku italian u kritikua shumë për disa nga vendimet që mori, teksa pati shumë persona që mendonin se Raul Asensio duhet të kishte marrë mundësinë të luante si titullar. Tani pas kësaj ndeshje mediat spanjolle kanë bërë me dije se Ançeloti e ka mbështetjen e bordit për ta rikthyer këtë situatë në favorin e tyre.
Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, drejtuesit e gjigantit spanjoll nuk po e konsiderojnë mundësinë e shkarkimit të tij, ndonëse besimi i tyre tek ai është lëkundur. 65-vjeçari e ka mundësinë që të rikthehet tek rezultatet pozitive kur Real Madridi do të përballet të enjten ndaj Selta Vigos në Kupën e Spanjës.