Pas inaugurimit të Trumpit, përdoruesve iu ndodh e papritura në Instagram
Pas inaugurimit të Donald Trump, shumë përdorues të rrjeteve sociale mbetën të hutuar për një gjë.
Ata vunë re se po ndiqnin llogaritë e përdoruesve të presidentit dhe nënkryetarit të ri në Instagram, edhe pse, siç thonë ata, nuk i kanë vizituar asnjëherë ato profile.
Pavarësisht, thonë ata, postimet nga Donald Trump dhe JD Vance shfaqen në faqet e tyre.
Madje disa përdorues kanë deklaruar se i kanë hequr disa herë ndjekjen e këtyre llogarive, por Instagram automatikisht i shton ato. Ky fenomen ka nxitur teori të shumta, por shpjegimi aktual është shumë më pak emocionues.
Meta tha se rregullat në rrjetet sociale ndryshojnë kur presidenti i ri vjen në Shtëpinë e Bardhë. Këto rregulla zbatohen jo vetëm për presidentin, por edhe për llogaritë e zonjës së parë dhe zëvendëspresidentit.
Meta thotë se kur ndryshon qeveria në Shtëpinë e Bardhë, llogaritë zyrtare në rrjetet sociale i kalojnë administratës së re.