Pas Kongresit të Bashkimit, vazhdojmë me organizim dhe mobilizim
VLEN ka njoftuar se pas Kongresit të Bashkimit ka vazhduar aktivitetin politik dhe organizativ në terren në koordinim me strukturat e saj në vend.
Sipas njoftimit, gjatë ditëve të fundit janë zhvilluar takime me aktivistë dhe struktura partiake, ku është diskutuar për organizimin e brendshëm, punën në terren dhe hapat e ardhshëm politikë.
Nga VLEN thonë se komunikimi me bazën ka ndikuar në mobilizimin dhe koordinimin e strukturave në nivele të ndryshme.
“VLEN njofton opinionin publik se pas Kongresit historik të Bashkimit ka vazhduar me intensitet të lartë aktivitetin politik dhe organizativ në terren, në koordinim të plotë me strukturat e saj në të gjithë vendin. Gjatë ditëve të fundit janë zhvilluar takime të shumta me aktivistë dhe struktura, ku është diskutuar për punën në terren, organizimin e brendshëm dhe për hapat e ardhshëm të veprimit politik. Ky komunikim i përditshëm me bazën ka sjellë mobilizim, koordinim dhe sinkronizim të plotë të strukturave në të gjitha nivelet”, thonë nga VLEN.
Në reagim thuhet se në periudhën e ardhshme do të prezantohen iniciativa dhe qëndrime të reja politike që, sipas tyre, burojnë nga vendimet e marra në Kongresin e Bashkimit dhe nga takimet me qytetarët dhe strukturat në terren.
