AA
Shkruan: Naser Pajaziti
Në stadiumin e Prilepit, gjatë ndeshjes Pobeda – Shkëndija e Haraçinës, janë dëgjuar fyerje të ulëta, raciste dhe antishqiptare ndaj lojtarëve dhe tifozëve shqiptarë.
“Fyerjeve nënave shqiptare, “dhoma gazi për shqiptarët”, “majmunë”…”, këto ishin britmat monstruoze nga koret e tërbuara në shkallët e stadiumit dhe që policia e kërrysur ishte spektatore kokëulur!
Ky është turp i madh për shtetin dhe për futbollin vendor!
Deri kur shqiptarët do të fyhen nëpër stadiume, dhe askush të mos mbajë përgjegjësi?!
Ku është Federata e Futbollit të Maqedonisë, apo kjo urrejtje është bërë tashmë pjesë e toleruar e sistemit?
Sporti duhet të bashkojë, jo të nxisë urrejtje!
Ministria e Shëndetësisë nënshkroi Marrëveshjen e qirasë me Qyetin e Shkupit për ndërtimin e garazheve shumëkatëshe në kompleksin e klinikave
Forumi i gruas i LSDM-së kërkon dorëheqjen e Ministrit të Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, pas serisë së tragjedive të
Nëse do të ketë rritje të menjëhershme dramatike të çmimeve të naftës dhe derivateve të naftës, Qeveria do të intervenoj.